
Megjithëse ish-kryeministri Sali Berisha lajmëroi se foltorja e Kurbinit do të ishte e fundit, zyra e tij njofton se ditën e premte, 3 dhjetor, do të mbahet në Bilisht foltorja e radhës.
Bëhet me dije se foltorja me qytetarët e Devollit do të mbahet në Qendrën Kulturore Bilisht, në orën 17:00.
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë eskorta e ish-kryeministrit Berisha u përfshi në një aksident në autostradën e Laçit pas foltores në Kurbin.



