“Gjithçka që keni bërë ka fytyrën e një autokracie”, Rama i përgjigjet Rakipit  

“Gjithçka që keni bërë ka fytyrën e një autokracie”, Rama i përgjigjet Rakipit  

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Në nisje të intervistës drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi iu drejtua kryeministrit duke thënë se “gjithçka që është bërë deri më sot ka fytyrën e një autokracie”. Kësaj deklarate kryeministri iu përgjigj duke thënë se asnjë pushtet i cili nuk është i lidhur me pushtetin ekzekutiv nuk është në dorën e tij.

Pjesë nga intervista në MCN TV:  

Gjithçka që keni bërë deri më sot ka fytyrën e një autokracie. Ju i keni të gjitha pushtetet në dorë. A mund të di një pushtet që nuk është

Rama: Asnjë pushtet i cili nuk është i lidhur me pushtetin ekzekutiv nuk është në dorën time. Parlamenti shqiptar është parlamenti legjislativ dhe pushtet më vetë , por situata e krijuar që dihet si u krijua pati një periudhë komplet jo natyrale por nuk isha unë që përzura opozitën nga parlamenti por opozita e zgjedhur u largua. Në një sistem jo demokartik ndodh që njeriu i fortë i pushtetit përze opoztën, por opozita iku vetë.

Njeriu i fortë hyn në zgjedhje dhe fitonte pushtetin. Pati një revoltë siç thotë opozita që u thye.

Rama: Revoltë për çfarë se unë as nuk e kujtoj. Për çfarë ishte revolta që detyroi opozitën të ikë

Opozita ishte kthyer në karikaturë. Por nuk do ti prekim të gjitha se kemi katër vite që nuk jemi takuar por jo për fajin tonë.

Rama: As për timin. Unë kam  ardhur sepse jam i gatshëm ti përgjigjem çdo interesimi. Mos ki asnjë lloj rezerve në pyetjet që bëni, prandaj kam ardhur sepse ndryshe shkoja në ekranet e regjimit, kemi dhe një ekran regjimi që është ERTV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy