Berisha takon Granoff: Së shpejti do të investohet për rindërtimin e qendrës së Vlorës

Berisha takon Granoff: Së shpejti do të investohet për rindërtimin e qendrës së Vlorës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka takuar ditën e sotme Presidentin e Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

Takimi është bërë i ditur nga vetë Berisha, i cili ka zbardhur edhe diskutimet që janë bërë mes tij dhe Granoff.

Berisha i ka shprehur mirënjohje atij, për financimin e projekteve që janë bërë nga ky Fond në Shqipëri, ndërsa ka shtuar se këto projekte të nisura që në 2011, janë të vetmet që po ecin në vendin tonë.

Nga ana tjetër, presidentit i Fondit ka informuar Berishën se projekti më i fundit në këtë drejtim do jetë Vlora, ku do investohet një shumë e madhe për rindërtimin e qendrës së këtij qyteti.

“I shpreha vlerësimin më të madh për suksesin e projekteve të Fondit Shqiptaro - Amerikan të Ndërmarrjeve në tërësi në Shqipëri si dhe investimet serioze që janë bërë në të gjitha fushat nga ky Fond. Shpreha kënaqësinë që projekti i rindërtimit të qëndrave urbane, një inisiativë e Fondit e nisur që në vitin 2011, është projekti i vetëm që ecën në Shqipëri dhe kjo falë financimit dhe ekspertizës së Fondit.

Presidenti Granoff më informoi se projekti më i fundit në këtë drejtim do jetë Vlora, ku Fondi do investojë një shumë të madhe për rindërtimin e qëndrës së Vlorës. Gjithashtu në takim u diskutua për projektin e Fondit në arsim dhe në fusha të tjera

Në këtë kontekst i shpreha mirënjohjen më të thellë presidentit Granoff, bordit dhe punonjësve të Fondit, që me përkushtimin e tyre të madh, dashurinë për Shqipërinë e shndërruan Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve në historinë më të suksesshme në të gjitha vendet ish komuniste. Në takim diskutuam për problemet kryesore në Shqipëri që janë krimi dhe korrupsioni dhe pamundësinë totate për t’i luftuar, për shkak të lidhjeve të Ramës dhe qeverisë me to, çka po largon investimet e huaja. Biseda ishte e hapur dhe miqësore. Sb”, shkruan Berisha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy