
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë sot thirrje të gjithë demokratëve që të marrin pjesë në protestën qytetare, duke e cilësuar atë një lëvizje të rëndësishme dhe të paprecedentë në vitet e fundit.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e përshkroi këtë lëvizje si një "kryengritje paqësore" të të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, duke pretenduar se ajo ka marrë edhe mbështetje ndërkombëtare.
Gjatë kësaj jave vazhdoi me heroizëm epik protesta rinore qytetare në bulevardin e Tiranës, pavarësisht nga terrori qeveritar i Edi Ramës dhe falangave të tij të krimit ndaj eksponentëve të kësaj proteste dhe pjesëmarrësve të saj.
Kryengritja paqësore e rinisë dhe qytetarëve shqiptarë vazhdoi e pamposhtur duke siguruar mbështetje të madhe ndërkombëtare.
Duke shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme për këtë lëvizje, për këtë protestë të paprecedent që nga vitet ’90 në historinë e Shqipërisë, ftoj çdo demokrate e demokrat të marrin pjesë në frymën e saj si qytetarë, të bëjnë gjithçka për suksesin e saj.



