Ish-prokurori Ervin Karanxha për ministren e Inteligjencës Artificiale, “Diella”, ngriti shqetësimin se nuk kemi siguri të sistemit elektronik dhe për rrjedhojë as të tenderave.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se për shkak të sigurisë së munguar elektronike, tenderat mund të bien në duart e shërbimeve të huaja.
Si te ChatGpt edhe te “Diella”, duhet të kemi parasysh se është një sistem elektronik që merr të dhënat që japin palët dhe nëse ia japin gabim, i merr gabim.
Sistemi elektronik duhet të jetë i mbrojtur, por AKSHI nuk mbron dot veten e vetë jo të mbrojë Diellën.
Ne jemi të rrezikuar që të dhënat elektronike që po bën Diella t’i kenë shërbimet e huaja.
Duhet të jemi të kujdesshëm sa i takon Diellës, se mund t’ia japë tenderin një personi që nuk ka lidhje fare.
Problemi është se nuk kemi siguri të sistemit elektronik, si mund t’ia japësh tenderat këtij sistemi.
I bie që mund të bjerë në duart e shërbimeve të huaja. Unë kam përshtypjen se nuk do funksionojë, ose do funksionojë në mënyrë të hapur.
Ne dimë emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret nga hakerat, kanë dalë dhe fotot atje.
Siguria elektronike në Shqipëri është e ulët. Si mund të bëjë tender Diella kur ka të dhënat.
Do bëhet verifikimi në formë elektronike, po mund të ketë ndërhyrje nga jashtë siç ka pasur, duhet të jesh e sigurt që të bësh tendera.



