Rama në AMARCORD: Dy patriotët, Nyzhet Vrioni dhe Vasil Goxhamani

Rama në AMARCORD: Dy patriotët, Nyzhet Vrioni dhe Vasil Goxhamani

Kryeministri Edi Rama sjellë në rubrikën e tij të bërë traditë AMARCORD foton e dy patriotve të shquar, Nyzhet Vrioni dhe Vasil Goxhamani, që kanë pozuar pranë kullës Eiffel në Paris, fill pas Luftës së Parë Botërore.

Nëpërmjet një postimi nëstatusin e tij social Facebook, Rama shprehet: “Nuk dihet nëse në këte foto të shkrepur midis nëntor-dhjetorit 1918, pra fill pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, dy patriotët Nyzhet Vrioni dhe Vasil Goxhamani, po shijojnë thjesht një moment miqësor rreth një kafeje në njërin prej katet e kullës Eiffel në Paris, apo po i gëzohen lajmit që kulla, e projektuar si e çmontueshme në krye të herës, do të mbetej përgjithmonë në këmbë, pas shërbimeve të vyera që i kreu fitores së Francës dhe aleatëve nëpërmjet stacionit radio-telegrafik të instaluar në majë, në një lartësi 300-metroshe, i cili kapte çdo sinjal armik, madje dhe thashethemet e spiunes së famshme Mata Hari”.

“Objekt krejtësisht jo konsensual gjatë ndërtimit të saj, kulla Eiffel, simboli më i njohur i Parisit, kishte qenë shënjestra e sulmeve të njërit prej më të mëdhenjve shkrimtarë francezë, Guy de Maupassant. Pas ndërtimit, shkrimtari shkonte shpesh të drekonte në restorantet e katit të saj të parë dhe pyetjes si mund ta bënte këtë i pergjigjej: “Vij këtu se është i vetmi vend në Paris nga ku nuk e shoh këtë kullë të më shfaqet në qytet”, shkruan Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy