
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se beson se PS nën drejtimin e Benet Becit nuk do të dalë më keq se PS nën drejtimin e Elisa Spiropalit në qarkun e Shkodrës.
Duke vijuar më tej, Kalemaj tha se këtë herë Rama mund të zgjedhë qarkun e Shkodrës për të qenë i pari.
PS nën drejtimin e Benet Becit nuk besoj se do të dalë më keq se PS nën drejtimin e Elisa Spiropalit në qarkun Shkodër. Nëse Agron Çela ka ruajtur votat e tij në dy palë zgjedhje, se nuk mendoj se ishte sigla e LSI-së, ishte vetë ai si individ që prodhonte vota për të siguruar mandatin.
Nëse minimalisht 3 mandate ndahen mes Tom Doshit dhe Agron Çelës, atëherë nga 11 mbetën 8 mandate. Ashtu si thoni ju (i drejtohet Ramadan Likës) i bie që 2 mandate të marrë PS-ja dhe 6 PD. Mendoj se është rezultat aspak logjik. Dhe kjo ka qenë para se Benet Beci të merrte bashkinë, para klientelës së garantuar, influencës që ai ka në atë qark etj.
Rama kësaj herë mund të zgjedhë ose qarkun e Shkodrës për të qenë i pari, në fotofinish ose një nga qarqet. Të ruajë Durrësit, të lërë Vlorën dhe të marrë Shkodrën. Kjo do ishte një goditje e mëtejshme, Rama do të jetë te lista e hapur dhe do të luftojë për votat e tij.



