Debati për çmimin e energjisë, Balluku: Opozita e rublave u bën thirrje njerëzve të mos kursejnë

Debati për çmimin e energjisë, Balluku: Opozita e rublave u bën thirrje njerëzve të mos kursejnë

Në seancën e sotme plenare do të diskutohet për situatën energjitike në vend, dhe më konkretisht, mos aplikimi i fashës 800 kwh nga ERE.

Në fjalën e saj, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se, për të, është e pashpjegueshme sesi opozita kërkon debat për faktin që ERE vendosi të mos e aplikojë fashën 800 kwh.

Po ashtu, ministrja e ka akuzuar opozitën se po përfiton nga situata e krizës dhe se po tallet me fushatën ndërgjegjësuese për kursimin e energjisë si dhe po dezinformon qytetarët.

Kjo opozitë të dilte një herë dhe të shpjegonte si u copëtua sistemi elektroenergjitik shqiptar. Si u vendos të shkëputeshin nga zinxhiri i prodhimit katër hidrocentrale në jug. Dhe nga ta përfitojnë sot kompani private. Sot na duhet të dalim me importe dhe të plotësojmë kërkesën e tregut. Sot përballemi me situatë thatësire. Çelësi i suksesit për të përballuar këtë krizë është kursimi. Ju vazhdoni të talleni dhe dezinformoni njerëzit. Sot po minoni një nga aktivitetet më të rëndësishme, kursimin e energjisë dhe jeni të investuar të gjithë për të ndaluar këtë proces. Nga 1-17 tetor kemi 5% më pak konsum krahasuar me një vit më parë. Kjo vjen nga sjellja e qytetarëve që ju i nxisni të mos i marrin parasysh masat e kursimit. Ju jeni opozita rublave. Ju po i bëni thirrje njerëzve që të mos kursejnë. Ne themi kurseni, fikni dritën, mbyllni derën e frigoriferit. Ju i thoni të mos kursejnë. Kjo është arrogancë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy