
Kur prokuroria ka hapur një hetim ndaj tij pas publikimeve të disa përgjimeve të trafikantëve të drogës të grupit ‘Habilaj’, që përmendin dhe emrin e tij, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ‘thyer’ heshtjen.
Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Tahiri ka uruar shqiptarët në vigjilje të festave të 28 dhe 29 nëntorit. Ish-ministri i Brendshëm postoi flamurin kombëtar duke uruar “Gëzuar Shqipëri”.

Duhet të theksojmë faktin se ky është postimi i tij i parë pas shumë kohësh. Përveç përgjimeve, Tahiri u përfshi edhe në një tjetër ngjarje, pasi biznesmenit Orest Sota iu gjeten 800 mijë euro në makinë, si dhe dy leje drejtimi për mjetet lundruese të Tahirit.
Mandej, çështja ‘Tahiri’ u rikthye sërish në vëmendje, pas daljes së tij për 3 ditë nga Shqipëria, ku udhëtoi drejt Gjermanisë për arsye familjare.



