Zgjedhjet, Soko: Situata kritike, qytetarët kanë alternativa nga të gjitha partitë duhet të votojnë masivisht

Zgjedhjet, Soko: Situata kritike, qytetarët kanë alternativa nga të gjitha partitë duhet të votojnë masivisht

Pano Sako nga Nisma Turje në 'MCN Live' ka komentuar lidhur me zgjedhjet në 2025 ku u shpreh se qytetarët duhet të dalin masivisht të votojnë sepse kanë oferta politike nga të gjitha partitë.

Ai tha se  jemi në një situatë kritike që nëse vazhdohet kështu të gjithë do zgjedhin të largohen nga Shqipëria. Sipas tij Rama nuk merr dot më shumë se 69 mandate, pra nuk i kalon 70.

Drupal Ad

Ne kemi pasur problem deri 2021 se ofertat kanë qenë të kufizuara, këtë vit nuk ka asnjë justifikim për asnjë qytetar që të mos shkojë të votojë sepse ofertat janë nga më të larmishmet.

Besoj se këto do të jetë një palë zgjedhje me mobilizim masiv nga qytetarët sepse e para situata ka vajtur aty ku nuk mban më, në limitin e papranueshmërisë, limiti nuk pranohet më dhe nëse këtu vazhdohet me këtë ritëm të gjithë do ikin sepse janë më të zhgënjyer.

Këtu grupi më i prekur janë punonjësit e administratës dhe kjo për trajtimin që po i bënë qeveria atyre sepse edhe vota brenda administratës që në shumë kalkulime që bëhen ata e nxjerrin administratën votë të sigurte, por nuk funksionon ashtu, sepse punonjësi administratës ka personalitetin e vetë dhe nuk është një thes me miell.

Mekanizmi në teori duhet ta kontrollojë por në praktikë se bënë dot se nuk ja kontrollon dot votën. Rama nuk merr dot më shumë se 69 mandate, pra sipas meje nuk i kalon 70.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy