Incident në QV në Korçë, deputeti Spaho shtyhet dhe nxirret jashtë (VIDEO)

Incident në QV në Korçë, deputeti Spaho shtyhet dhe nxirret jashtë (VIDEO)

Deputeti demokrat Edmond Spaho është përfshirë në një incident në një Qendër Votimi në Zvezdë të Korçës.

Denoncimi për këtë rast është bërë nga kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu.

Gjithçka teksa Spaho ka dashur të flasë me komisionerin, por nuk e kanë lënë të futet brenda, duke e shtyrë për ta nxjerrë jashtë.

Spaho ka thënë për mediat se ka njoftuar policinë, për shkak se po intimidohen qytetarët për të votuar.

Kanë okupuar shkollën dhe nuk më lejojnë të takoj përfaqësuesit e mi. Mbi 50 banditë kanë bllokuar shkollën. Ata duhet të rrinë 200 metër larg Qendrës së Votimit dhe unë kam të drejtë si deputet të hyj.

Në videon më poshtë gjeni momentin kur Spaho shtyhet për t’u nxjerrë jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy