
Analisti Andi Bushati tha në studion e lajmeve të MCN Tv se komisioni antikorrupsion është që shpikje që nuk kuptohet qartë se ku bazohet dhe çfarë qëllimi ka, përveç faktit që është një kapriçio e Ramës.
Më tej Bushati tha se ky komision (nëse ka një qëllim të përcaktuar) do të propozojë një produkt që mund të bëhet konkret në parlamentin e ardhshëm.
Është një shpikje që nuk e dimë ku bazohet dhe ku e ka qëllimin. Dimë vetëm që është kapriçio e një njeriu të vetëm.
Në këtë kuptim opozita bën mirë që nuk shkon dhe socialistët kanë të drejtën e tyre të ngrenë komision dhe të diskutojnë çfarë duan vete. Problemi është që ndryshime të mëdha në këtë Parlament pa konsensusin e opozitës është e vështirë të bëhen sepse ligjet që duan të prekin Kushtetutën, shumica e ligjeve që mund të korrigjojnë reformën në drejtësi janë ligje që nuk kërkojnë shumica të thjeshta, por shumica të cilësuara. Grupi parlamentar i Ramës bashkë me disa kokrra që kanë rrotull nuk kanë votat për të votuar ligje me shumica të cilësuara. Ndoshta ky komision, nëse ka një qëllim të përcaktuar, disa thonë do prekë SPAK-un, disa thonë të korrigjojë aspekte të tjera për ta kapur dhe më shumë drejtësinë do të propozojë një produkt që mund të sendëzohet jo në këtë parlament, por pas zgjedhjeve të reja ku ashtu siç ka thënë Rama do ketë deputetë mbi 94, për të bërë dhe ndryshimet që i duhen.
Presioni i bëhet diçkaje që nuk e ke. Rama e ka SPAK-un nuk ka nevojë t’i bëjë presion, por mund ta mbajë në trysni.



