Mediu nga Fieri: Rama u tall për tetë vjet me shqiptarët, t’i japim fund më 25 prill

Mediu nga Fieri: Rama u tall për tetë vjet me shqiptarët, t’i japim fund më 25 prill

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u bëri thirrje sot fierakëve që të votojnë për koalicionin opozitar në 25 prill. Gjatë një takimi elektoral që pati në Levan, Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se tetë vitet e qeverisjes i ka shfrytëzuar vetëm për të tallur shqiptarët.

 “Në zgjedhjet e 25 prillit, më shumë se partitë politike, të shikoni interesat tuaja. Vetëm, së bashku mund t’i japim fund një qeverisjeje të korruptuar, e cila ka zënë rrugën tonë për të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona, të Levanit, të Fierit dhe mbarë Shqipërisë. Ne nuk mund të lëmë as jetën, as lirinë tonë, as të ardhmen tonë peng të një regjimi të korruptuar, të drejtuar nga Edi Rama, të një njeriu që për 8 vjet vetëm u tall me shqiptarët, të një njeriu që për 8 vjet mashtroi shqiptarët, të njeriut që për 8 vjet inkriminoi Shqipërinë dhe e ktheu në qendrën e trafikut të drogës, dhe po ky njeri mbas 8 vjetësh kërkon një mandat të tretë, se ma ka ndërprerë mandatin tërmeti, thotë pastaj ma ka ndërprerë pandemia thotë. Pandemi më të rëndë se regjimi i korruptuar dhe i inkriminuar i Edi Ramës, Shqipëria as ka parë dhe as nuk do të shohë ndonjëherë. Prandaj është shumë e rëndësishme që në 25 prill t’i japim fund kësaj pandemie të krimit dhe shkatërrimit ekonomik.”

Sipas kryerepublikanit Mediu, Aleanca për Ndryshim mund të garantojë dinjitetin dhe të ardhmen e qytetarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy