Armin Laschet është zgjedhur si drejtuesi i ri i partisë së Bashkimit tw Djathtw Demokristian (CDU) në qendër të Gjermanisë. Vendimi se kush do të merrte mantelin e udhëheqjes së CDU - partia e kancelares aktuale Angela Merkel - vjen muaj para zgjedhjeve për të parë se kush do të ishte kancelari i ri i vendit.
Sipas euronews, në një deklaratë për mediat, pasi ka marrë postin e rëndësishëm Laschet, është shprehur se CDU-ja duhet të përvetësojë idenë që 16 vitet kur Merkeli ishte kancelare qenë vite të mira.
“CDU-ja duhet të përvetësojë idenë që 16 vitet kur Merkeli ishte kancelare qenë vite të mira. Dhe që ne i mbështesim politikat e saj”, tha ai së fundmi.
59-vjeçari mundi Friedrich Merz, një rival konservator rë i Merkel, në një konventë online të CDU, duke fituar 521 vota kundrejt 466 të Merz.
Laschet, kryeministri i landit më të madh të Gjermanisë, Renanisë Veriore-Vestfalisë, është një nga njerëzit më të afërt të kancelares, dhe shihet si vazhdues i politikës së Merkelit. Ai është njëkohësisht për modernizimin e administratës.
Lascheti shihej si kandidat integrues, që mund të bashkojë krahët e ndryshëm të CDU-së. Por muajt e fundit ai humbi pak mbështetje në popull, pasi një pjesë e njerëzve nuk qenë të kënaqur me menaxhimin që ai i bëri pandemisë.



