
Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila vijon prej gjashtë ditësh luftën në Ukrainë.
BE njofton se ka bllokuar gjithë hapësirën ajrore për Rusinë, ka ndaluar transaksionet me Bankën Qendrore ruse, si dhe ka vënë sanksione të reja për 26 shtetas rus.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar për masat e reja kundër Rusisë duke filluar nga ndalimi i hapësirës ajrore deri te sanksionet ndaj 26 personave.
Në masat e publikuara nga Këshilli i Evropës, bëhet me dije se BE-ja po merr masa për t’iu përgjigjur agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të kryer nga Federata Ruse kundër Ukrainës.
Më 28 shkurt, Këshilli miratoi ndalimin e transaksioneve me Bankën Qendrore Ruse.



