Qeveria e Kosovës ndan dy milionë € nga buxheti i saj për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ndan dy milionë € nga buxheti i saj për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2022, dhe në kuadër të këtij buxheti ka ndarë dy milionë euro ndihmë për Luginën e Preshevës.

“Për herë të parë kemi miratuar nga buxheti mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro”, tha kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa, kjo ndarje është mirëpritur nga liderët politikë në Luginë.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën.

“Lajm shumë i mirë njoftimi i Kryeministrit i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo në Twitter.

E për këtë çështje ka reaguar edhe ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina, të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës.

Mirëpo, pas shumë viteve të anashkaluar në kërkesa, Lugina Preshevës tanimë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës me 2 milionë euro për vitin 2022 nga =QeveriaKurti. Bashkë jemi më të fortë”, shkruan ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy