
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Ballsh, me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve.
Në fillim të takimit, Balla informoi se “është miratuar tashmë në buxhetin e shtetit për vitin 2022, një fond të posaçëm për pagat e papunësisë së 830 naftëtarëve”.
Zhvilluam një takim me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve. Miratuam në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 një fond të posaçëm për pagat e papunësisë së 830 naftëtarëve.
Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e naftëtarëve nga detyrimet e prapambetura dhe që ende janë të pazgjidhura”, shkruan Balla.
Naftëtarët e Ballshit do marrin për dy vite rresht pagë nga buxheti i shtetit.
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që të mbulojë nevojat e 830 naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë për shkak të mosfunksionimit të rafinerisë së Ballshit.



