
Pas vendimit të DASH për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Tom Doshit dhe familjes së tij, deputeti foli sot për mediat nga oborri i Parlamentit. Duke folur për vetingun në politikë, Doshi tha se nëse fillon një proces i tillë, gjysma e deputetëve të Parlamentit shqiptar duhet të ikin.
“Unë ju garantoj se nëse bëhet veting, në politikë, nuk mbeten as gjysma në Parlament. Ta nisin te shkollimi i fëmijëve, makinat e jeta e luksit që bëjnë. Të fëmijët e tyre studiojnë jashtë”, tha Doshi.
Pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi ndalimin e hyrjes në SHBA të deputetit Doshi, me argumentin se rezulton i përfshirë në korrupsion.



