Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi nga studio e MCN Live se projekti për shkatërrimin e opozitës nuk u realizua dhe se kampi opozitar është më i gjallë se kurrë.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Bumçi tha se dy aksionet kryesore të opozitës janë përgatitja për zgjedhjet lokale dhe protestat që do çojnë në rrëzimin e Edi Ramës.
Nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo që është thënë, opozita është gjallë, projekti për shkatërrimin e opozitës ka qenë i vërettë, po sot opozita është në këmbë. Kemi opozitën që organizoi 7 korrikun, është e bashkuar jemi bashkë me PL dhe fronte të tjera. Pothujase të gjithë aletatët ishin në 7 korrik. Qëllimi është rrëzimi i Ramës, për të ardhur në atë sezon kemi dy aksione, zgjedhjet lokale që do mbahen në çdo rast dhe duhet të jemi gati për t’i fituar sepse sot Shqipëria është moniste dhe ne duhet të përgatitetmi edhe për protesta. Turi që ka marrë Berisha, duke shkuar në rrethe të vogla që janë shpopulluar është për të nxitur këtë vetëdije, sepse aksioni do të bëhet me qytetarët. Asnjë aksion nuk ndërtohet pa njerëzit, nuk kemi as krim as inspektoriat, as polici, kemi fjalën dhe besimin që i ofrojmë qytetarëve. 7 korriku tregoi që një masë e madhe njerëzish janë të qartë dhe duan të shpëtojnë nga Rama, ai është armiku. Mbi këtë vetëdije ne po ndërtojmë një front të madh, fronti nënkutpon çdo njeri që me Ramën ky vend po kthehet në azil pleqsh.
Më tej, Bumçi tha se asnjërit prej deputetëtëve të PD-së nuk i ka mbetur asnjë alibi për të mos u bashkuar me PD legjitime.
PD ekziston prej anëtarëve. Jemi të bashkuar. Deputetët kanë lëvizur, nga 4 që kanë mbështetur Berishën në fillim tani janë mbi 20. Nuk ka më asnjë alibi për të mos u bashkuar me PD legjitime. Jemi të gjithë pro-amerikanë. Argumentet që ne nuk vijmë kanë rënë. Nëse dikush nuk do t’i bashkohet është në të drejtën e tij, por argumente legjitime në interes të qytetarë nuk ka më asnjë deputet. Nuk besoj që ata do marrin hapa në drejtim të kalcifikim të Ramës.
Bumçi tha se ka një marrëveshje të plotë me Metën dhe se një koalicion i përbashkët nënkupton marrëveshje për zonat dhe kandidatët. Më tej ish-deputeti tha se nuk ka dyshime nga asnjë person se kush është partia e madhe në koalicion.
Po patjetër një koalicion i përbashkët nënkupton marrëveshje për kandidatatët dhe për zonat. Këto janë normale ndodhin kur ka koalicion.
Unë e kuptoj që mund të ketë demokratë që duan të fitojnë vetëm pa aleatë, por me këtë mendësi ne nuk shkojmë larg se kemi përballë një njeri që është kthyer në përbindësh, në armik me shumë pushtet. LSI dje në zgjedhje mori 107 mijë vota, i morën ata, dhe ne kërkojmë të bashkohemi dhe me dike që ka 2 mijë vota. PL nuk është krijuar për ne, por për të elektoratin e saj. Sot jemi në opozitë dhe kemi marrëveshje për gjithçka. Berisha në 2005 fitoi duke bërë një koalicion të madh. Ose je naiv ose i shërben Ramës nëse dëshiron ta mbash PD të izoluar.
Kandidatët e PD-së do të dalin nga primaret. Mziu ka të drejtë të vetëshpalelt, ne do të kemi proces vetëzgjedhje në parti. Kështu do të ndodhi tani. Është lajm i mirë, që vetëshpallet, të hyjë në garë. PD ka zgjedhur primaret për të zgjedhur kandidaturat e saj. Alibeaj është deputet i PD-së dhe duhet të njohë vullnetin e shumicës dhe jo ta ndryshojë atë si ta vendosi, përveç se me shumicë dhe me votë. Alibeaj e pranon që shumica e demokratëve janë me Berishën, Alibeaj të qëndrojë në PD me bindjen e tij, por duhet të njohin shumicën. . Anëtarët e PD-së do të zgjedhin kandidatin për kryetar bashkie nga veriu në jug. Janë demokratët dhe jo Berisha dhe kryesia. Mziu është shembulli i demokratëve të bashkuar sepse nuk iu bashkëngjit Foltores, deri në 6 mars ai ishte në mbështetje të Bashës, ai pas se çfarë ndodhi dhe sot drejton grupin e punës për Dibrës. Alizoti drejton grupin e punës në Berat. Mziu po shpalas ambicien legjitime, nuk ka pengese, kjo tregon qartë se nuk ka pengesë për askënd që të vijë dhe të përfshihet.
PL ka dhënë kontribut të çmuar dhe patjetër votat e tyre kanë ndihmuar në Shkodër e diku por e pranojnë që pjesën dërrmuese e solli PD. Jemi në marrëveshje të plotë me partinë e lirisë dhe partitë e tjera. Do vijojmë duke rritur frontin.
Askush nuk duhet të bëhet pjesë e Ramës për të shkatërruar opozitën. Kjo është lojë e pashpresë e Ramës, Rama priste që të mos ishte më opozita, nuk priste që të ishte kjo PD me Berishën në kryetar, mendoi se vrau dhe Ilir Metën, u përpoq ta shkarkonte. Ne jemi të bashkuar, nuk ka Meta iluzion ne PL që janë më shumë se PD, ata e dinë. Opozita është e bashkuar. Nuk ka njeri dyshim kush është partia e madhe.



