
Rritjen e borxhit publik gjatë qeverisjes së tij, kryeministri Rama e cilësoi të shëndetshëm. Sipas tij, pavarësisht se borxhi është rritur, është rritur edhe ekonomia. Rama tha se tërmeti dhe pandemia e bënë të detyrueshme rritjen e borxhit pas uljes në 2019.
Pyetjes së gazetarit Ylli Rakipi në studion e “Të Paekspozuarit”, për koncesionet, Rama iu përgjigj se ato u kanë dhënë qytetarëve shërbimet për të cilat janë kontraktuar.
Pjesë nga intervista
E kemi marrë vendin me një borxh 74%. Në vitin 2019, borxhi zbriti në 64%. Me tërmetin dhe pandeminë jemi në 78%. Jemi 4% më shumë se zyrtarja e 2013. Por ka një gjë. Saliu merrte borxh dhe shkonte poshtë dhe në fund e la me 0.8% rritje. Ne kemi marrë borxh, por kemi ardhur me rritje. Tremujorin e 2020 e kishim 3.8% rritje. Për 100 lekë Berisha investonte 116, ne investojmë 160. Ne prandaj rritemi, ai shkonte poshtë.
4 miliardë euro borxh, më shumë se çdo kryeministër paraardhës. Berisha ka disa vepra: Rrugën e Kombit, Durrës-Fier.
Janë disa lote dhe në mesataren e vet është financuar mbi 60% nga ne. Asnjë nuk ka bërë ai. Ai i la rrugëve.
Për të gjitha këtu, ai mori 2 miliardë borxh.
I ra ndonjë tërmet apo pandemi atij? Në vitin 2019, ne e ulëm borxhin.
PPP të panumërta ke.
Kjo histori shifrash është histori çorbe. Ca janë të sakta, ca jo.
Këto i quan borxh?
Për mua është e rëndësishme që sot shqiptarët nga nënat e reja deri te të moshuarit nuk kanë më infeksione postoperatore për shkak të instrumenteve të ndryshkura. Sot pacientët e dializës e marrin shërbimin në vendin e tyre. E keni çmendur miletin me këto PPP. PPP është një mekanizëm, një angazhim kontraktual për të dhënë shërbime.



