Kryebashkiaku i Firences nderohet me “Kullën e Sahatit” nga Veliaj

Kryebashkiaku i Firences nderohet me “Kullën e Sahatit” nga Veliaj

Bashkia e Tiranës ka vlerësuar me simbolin “Kulla e Sahatit”, kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella.

I shoqëruar nga personalitete të zonës së Firences, Nardella është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dorëzoi atij në shenjë mirënjohje për kontributin dhe ndihmën që i jep shqiptarëve që jetojnë në Firence, por edhe për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy bashkive.

“Kur morëm drejtimin e Bashkisë së Tiranës gjëja e parë që bëmë ishte rregullimi i sahatit pasi nuk funksiononte (kambana s’binte) prej katër vitesh dhe në shqip ka një metaforë, “Të paska ngel ora”, ndaj je gjithnjë me vonesë, gjithnjë i vonuar. Nëse nuk të funksionon ora, je i humbur; nëse nuk funksionon ora e qytetit, jemi të humbur, ndaj filluam me një xhest për vënien në funksion të orës. Kjo është për ty, një kujtim për t’u rikthyer kur të dëshirosh”, u shpreh Veliaj gjatë dorëzimit të kësaj simbolike të qytetit të Tiranës.

Nga ana e tij kryebashkiaku Nardella falënderoi homologun e tij Veliaj për mikpritjen ndërsa shprehu besimin e bashkëpunimi mes Tiranës dhe Firences do të rritet edhe më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy