
Kreu i PR Fatmir Mediu, në fjalën e mbajtur sot në protestën para Kryeministrisë e vuri theksin te besimi në Zot dhe familja, duke u shprehur kundër termave të tillë si “prind 1” apo “prind 2”.
Mediu iu tha simpatizantëve demokratë se ju sjell përshëndetjet më të përzemërta nga miqtë republikanë në SHBA.
“Ju sjell përshëndetjet më të mira nga miqtë në SHBA, në Kongres dhe Senat. Miqve republikanë në SHBA, që duan një Shqipëri në NATO, pa korrupsion, pa krim, zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe një drejtësi që nuk përdoret.
Ne kemi pasur dhe kemi nënë e babë, nuk kemi prind 1, prind 2, prind 3, prind 4. Besimi në Zot dhe familja kanë formësuar kombin shqiptar dhe do ta ringrenë përsëri. Ne u kemi borxh si e djathtë, si qytetarë dhe politikanë, gjithë pronarëve për t’u kthyer pronën e tyre”.



