Detajet e reja/ Si doli Vangjush Dako në përgjimet e Kosovës

Detajet e reja/ Si doli Vangjush Dako në përgjimet e Kosovës

Detaje të tjera dalin nga çështja hetimore ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Burimet thonë për “Panoramën” se Vangjush Dako ka dalë krejt rastësisht në përgjimet që po kryente një prokuror në Kosovë.

Ky i fundit kishte disa vite që mbante nën përgjim një grup trafikantësh kosovarë, të cilët transportonin drogë nga Kosova në drejtim të Durrësit. Prej andej, droga trafikohej me gomone drejt Italisë.

Mirëpo, sipas burimeve, grupi kosovar kishte njerëz të besuar në Durrës. Këta persona formonin një grup tjetër që merreshin me transportin e lëndës narkotike që vinte nga Kosova drejt Italisë.

Pikërisht, duke përgjuar trafikantët kosovarë, prokurori arriti të zbulonte pjesëtarët e grupit shqiptar që bashkëpunonin me to. Teksa u vunë nën përgjim edhe disa pjesëtarë te grupit kosovar që vinin në Durrës për lëndën narkotike, u evidentuan edhe telefonatat e dyshuara me kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Në momentin që emri i kryebashkiakut doli në skenë, në lojë u fut edhe EULEX-i, i cili kërkoi të merrte në ngarkim dosjen, pasi në të ishte përfshirë një zyrtar i lartë shqiptar. Kështu, dosja e prokurorit kosovar i kaloi EULEX-it dhe të tjera përgjime më të detajuara u kryen.

Më pas, një pjesë e materialit të saj mbërriti në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore. Gjithashtu, burimet thonë se çështja mund të kalojë edhe te Krimet e Rënda, pasi në të përfshihet emri i një zyrtari të lartë.

Përgjimet mendohet se janë zhvilluar në periudhën e zgjedhjeve, dhe personat me të cilët komunikonte Vangjush Dako dyshohet se janë përfshirë edhe në skema të blerjes së votave. Për këtë histori, pati edhe shumë akuza nga opozita, e cila ka thënë ditën e hënë se një prokuror i Durrësit është transferuar në Shkodër pas presioneve të Kryeministrit Rama për çështjen e përgjimeve të Vangjush Dakos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy