
Në komisionin Qendror të Zgjedhjeve po diskutohet miratimi i fletës së votimit të 14 Majit.
KQZ në krah të çdo partie politike ka radhitur emrin e kryetarit të asaj force politike porse në modelin e shpërndarë më herët në rastin e koalicionit Berisha Meta nuk është vendosur emri i Ilir Metës, për çka kanë reaguar përfaqësuesit e PD-së.
Përfaqësuesi ligjor i PD së drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa ka deklaruar se në fletët e votimit demo të paraqitura nga KQZ krahas koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk është vënë emri i drejtuesit të koalicionit, kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e KQZ-së që në fletën e votimit kur kemi të bëjmë me një koalicion të mos jetë vendosur emri i kryetarit?
Ekziston ndonjëherë një precedent të tillë? Sa për informacion me ndryshimin e Kodit në vitin 2020 ka ndryshuar edhe strukturimi i KQZ. Dhe Komisioneri sigurish që ka praktika të tjera.
Përfaqësuesi i PL, Kaziaj, sqaroi se ekzistenca ose e emrit të Metës krah koalicionit, nuk ndikon pasi votohet programi jo emri i Metës.
Nuk do të thotë që zgjedhjet i fiton kryetari i një partie politike por forca dhe programi që i fiton zgjedhjet.
Komisioneri Ilirjan Celibashi tha se principi kryesor në ligj kur bëhet fjalë për është qartësia e votuesve për të bërë zgjedhjen e tyre. Sipas tij e gjitha kjo varet nga dëshira e koalicionit vetë nëse do apo jo.



