Kundër gjenocidit serb në Kosovë, Berisha dhe deputetë të PD firmosin rezolutën

Kundër gjenocidit serb në Kosovë, Berisha dhe deputetë të PD firmosin rezolutën

Deputetët e Partisë Demokratike, të kryesuar nga kreu i selisë blu Sali Berisha firmosën rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Rezoluta e paralajmëruar më 10 maj nga deputeti Tritan Shehu pritet të diskutohet në Kuvend.

Në rezolutë kërkohet që qeveria shqiptare të shpallë 15 janarin si ditën e përkujtimit të masakrës së Reçakut, gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

REZOLUTA:

1. Dënon fuqishëm genocidin serb në Kosovë ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut;
2. Konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Kosovës nga forcat ushtarake Serbo-Jugosllave, si dhe luftës së përgjakshme, gjatë periudhës 1998-1999, forcat serbe kryen në Kosovë genocid;
3. Dënon ashpër çdo tendencë për të mohuar genocidin në Kosovë, me qëllim fshehjen e këtyre krimeve monstruoze ndaj njerëzimit, që tmerruan botën, ndaj popullatës pafajshme të Kosovës;
4. Fton institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë të nderojnë viktimat e genocidit në Kosovë;
5. Fton të gjitha shtetet që të bëjnë përpjekje shtesë për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e genocidit në Kosovë për faktin se nuk mund të ketë paqe pa vendosur drejtësi;
6. Kërkon nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë të bashkëpunojë dhe të ndihmojë Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, për të paraqitur dhe mbrojtur para drejtësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare faktet dhe argumentet ligjorë, të cilat provojnë genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës 1998-1999.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy