Në burg për blerje votash, Fredi Beleri del të hënën para Gjykatës së Posaçme

Në burg për blerje votash, Fredi Beleri del të hënën para Gjykatës së Posaçme

Kandidati fitues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri do të dalë para Gjykatës së Posaçme ditën e hënë. Mësohet se seanca do të zhvillohet në orën 13:00.

Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore, me akuzën për blerjen e votave.

Ai do të qëndroj në masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Vlorës, e cila pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK.

Në burg është lënë edhe Pandeli Kokaveshi i akuzuar si bashkëpunëtor i Belerit në blerjen e votave të qytetarëve në Himarë.

Beleri pretendoi para trupës gjykuese se në lokal, momentin kur u arrestua nga agjentët e policisë, ishte me të afërm të tij dhe se me lekët nuk kishin qëllim blerjen e votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy