
Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka mbërritur sot në Tiranë, teka ka ndarë edhe një foto nga sheshi Skënderbej.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se shumë i gëzuar që ka nisur ditën në Tiranë, ku do të mbahet Këshilli i Stabilizim-Asociimit me kryeministrin Edi Rama.
Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me KryeministrinEdi Rama – historikisht për herë të parë në Shqipëri.
Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme.



