Berisha: Ju që bëtë gati by*** për karriget qeveritare, hiqni dorë nga ky skenar!

Berisha: Ju që bëtë gati by*** për karriget qeveritare, hiqni dorë nga ky skenar!

Pasi deputetja Albana Vokshi përfundoi me leximin e rezultateve të votimit në revolucion, Berisha u bëri thirrje deputetëve të tjerë që gjenden në krah të Bashës që kanë ende kohë të heqin dorë dhe të bashkohen me grupin e rithemelimit të selisë blu.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mos beoni ju numrat se në statistikat e tyre nuk ka asgjë të saktë. Ju e patë sot se çndodhi me antikuvendin e shoqatës së tyre. Meqenëse numrin ua kapën mediat dhe e panë sa ishin, vendosën të falsifikojnë nëpërmjet zyrës së Edi Ramës numrin e karrigeve në Pallatin e Kongreseve dhe publikuan shifra të paimagjinueshme.

Asgjë të saktë nuk kanë. Por revolucioni po saktëson gjithçka. Ndaj ftojmë çdo deputet të PD të marrë listën, të kontrollojë një për një anëtarësinë që ka votuar dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura. U them se PD kaloi krizën më të thellë, e kaloi atë duke rikthyer standartet e lirisë. Të mos sillet si njerëz pa vizion politik. Një pjesë e mirë të tyre kanë qenë zyrtarë tek unë. Por tjetër është zyrtar dhe tjetër është politikan. Tjetër është gjykimi si zyrtar fhe tjetër si politikan.

Ftoj të gjithë kryetarët e degëve të vijnë dhe të marrin dokumentet ee votimit të anëtarësisë së tyre dhe të heqin dorë të mos bashkëpunojnë me një skenar i cili në mënyrë absolute nuk do të pengojë këtë revolucion.

U them atyre që kanë bërë gati ato për garrige qeveritare, hiqni dorë nga ky skenar se revolucioni do t’u fshijë ju. Akti ndaj tradhëtisë së lartë nuk do të tolerohet nga demokratët e këtij vendi. Rikthehuni në shtëpinë tuaj. Ju e parë historinë e turpit të sotëm se si ishin mbledhur aty fëmijë, dhe njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike. Është skenar destabilizues për vendin.

I them Edi Ramës që këtë revolucion as nuk mund ta ndalosh e as nuk mund ta mposhtësh.

I them Edi Ramës që revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde. Lëri lojërat dhe mos luaj me pluralizin. Ky revolucion e ktheu përsëri dhe është i gatshëm të çmontojë narkoshtetin dhe të përballet me çdo pengesë.

Ditën e hënë në orën 16:00 të mblidhemi para Kryeministrisë dhe në këtë shesh në protestën e parë kombëtare. Rrethanat dhe zhvillimet e bënë të domosdoshme.

Tani jemi në seli, ai do të rrijë aty i rrethuar dhe ka vënë dy kundragazë në zyrë. Njeriu i palirë përjeton frikra dhe terrore të tmerrshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy