Faza e dytë e "Deputetit që duam" në PS/ Rama: Do të ketë një platformë trajnimi, janë zgjedhur 58 emra

Faza e dytë e "Deputetit që duam" në PS/ Rama: Do të ketë një platformë trajnimi, janë zgjedhur 58 emra

Ka nisur sot faza e dytë e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për procesin “Deputeti që duam”  në Partinë Socialiste.

Kjo fazë konsiston në përgjedhjen e qytetarëve nga qarqe dhe fusha të ndryshme të cilët do të kenë mundësinë të jenë pjesë e listave të 25 prillit.

Nga selia e Partisë Socialiste, kryeministri Rama, njëherazi edhe kryetari i partisë, ka deklaruar se janë gjithsej 58 emra që përzgjedhen në bazë të prezantimit më të mirë që i kanë bërë vetes së tyre, duke marrë më pas edhe trajnimet e nevojshme nëpërmjet një platform trajnimi.

“Janë 58 emra që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë veten. Pse-në e kësaj nisme individuale dhe fuqinë e ambicjes së tyre. Por kjo nuk do të thotë se ata që nuk janë përfshirë janë më pak të talentuar për tu përfshirë në një kompleks kaq të vështirë sic është përfaqësimi politik. Kjo është arsyeja që unë i inkurajoj ata që nuk e kanë kaluar fazën e dytë, që të mos dorëzohen, por të kuptojnë që për tu marrë me politikë, duket punë , përgatitije, trajnim. Trajnimi dhe edukimi vetvetes me të gjitha atë që duhet kur merr përspër të komunikosh me komunitietin është domososhmeri gjithë kohës. Edhe për mua është domosdoshmëri, për ta ushqyer veten me të gjitha format që pasurohet njëriu politik.Sot janë me ne edhe drejtuesja e fondacionit dhe ata të cilët do të lehtësojnë këtë proces për të gjithë ju, duke iu ofruar një platformë trajnimi. Në fund të këtij procesi do zgjidhen ata që do jenë pjesë e skuadrës sonë në cdo qark të vendit” është shprehur Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy