Soko: Bankat të përfshira kokë e këmbë në pastrimin e parave, korrupsioni në nivele të larta (VIDEO)

Soko: Bankat të përfshira kokë e këmbë në pastrimin e parave, korrupsioni në nivele të larta (VIDEO)

Pano Soko nga Nisma Thurje në MCN Live ka komentuar deklaratën e Dumanit se bankat janë të përfshira në pastrimin e parave për të cilën u shpreh se korrupsioni në banka është në nivele të larta.

Ai tha se bankat janë të përfshira kokë e këmbë në pastrimin e parave dhe se Shqipëria vazhdonte jetë një pikë tranziti për paratë e pista.

Sipas tij asnjë institucion financiar nuk duhet të japë kredi me përqindje të lartë, ndërsa theksoi se normat e interesit duhet të jenë me nivel logjik.

Drupal Ad

 

 

 

 

Bankat janë të përfshira kokë e këmbë në pastrimin e parave. Kemi pasur raste kur janë dhënë kredi pa kolateral, por në fakt ato e kanë kolateralin brenda, sepse e kanë  kolateralin cash. Këtu kemi pasur raste që një kompani paguan faturat e një kompanie tjetër dhe kjo bankë po  të shkoj unë dhe të çoj faturat e dritave të mi paguajë Sajmiri nuk ma bëjnë këtë veprim, dhe po kjo banka ka lejuar pagesën prej 3 mijë eurosh të një kompanie tjetër.

Likuidimi i Armos, këtu një bankë e nivelit të dytë ka bërë namin sa i përket likuidimeve. Të drejtën e parë për tu përgjigjur e kanë institucionet shtetërore dhe pastaj vijojnë bankat e nivelit të dytë. Tani e gjithë kjo skemë korrupsioni furnizohet nga pastrimi i parave të pista dhe kjo që po ndodh tani, kjo skema me interes 3% është amnistia, paratë që u amnistuan parvjet, ka vajtur 1 euro me 100 lekë.

Ja ku u bë amnistia, bankat janë pjesë e kësaj skeme të pastrimit të parave. Janë gjetur subjekte dhe kemi pasur raste që janë gjetur rrugë të grupeve kriminale që vijnë nga jashtë dhe shkojnë po jashtë si pika transiti dhe Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë pikë transiti për paratë e Camorës, Ndragetës.

Më tej Soko tha se është një barrë që guvernatori i BSH duhet ta mbajë në kurriz, përgjegjësinë për atë që ka ndodhur sepse nuk besoj se do vazhdoj dot më tej sepse s’ka më shanse që të vazhdoj më.

Dy janë faktorët që do i duhet të rishikohen, marzhi i riskut sepse asnjë institucion financiar s’mund të japë kredi me marzh kaq të lartë risku sepse fondi i kredive të këqija kishte lindur pikërisht nga kjo gjë, i kishin dhënë kredi disa personave që e dinin që s’kishin mundësi për ti kthyer ato. 90% e qytetarëve sot nuk kanë mundësi që të marrin kredi.

Jo të gjithë mund të marrim kredi prandaj këto metodologji duhet të ndryshojnë. Duhet të jenë në nivelin logjik të matematikës që ka një vend. Ne paguajmë sot 7% për kredinë e cila 3% është leku që ke marrë dhe 4% marzhi i riskut që janë para që banka i vendos mënjanë për të paguar portofolin e keq. Nëse SPAK ka vullnet për 6 muaj i vendos pikat mbi i duke e zbërthyer këtë strukturë të madhe dhe besoj se SPAK e ka vullnetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy