Meta-shqiptarëve të Luginës: Nesër votoni në mbështetje të Kamberit për përfaqësim në parlamentin serb!

Meta-shqiptarëve të Luginës: Nesër votoni në mbështetje të Kamberit për përfaqësim në parlamentin serb!

Presidenti Ilir Meta bën me dije se nesër, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve, për të qenë pjesë e parlamentit serb, si zëri i vetëm i përfaqësimit të shqiptarëve atje.

 Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta ka ftuar të gjithë votuesit shqiptarë t’u drejtohen masivisht kutive të votimit, në mbështetje të Kamberit dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”.

 Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë.

 Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit.

 Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy