Çaka: KQZ do ta shtrijë votimin elektronik në 6 bashki. E pamundur të hyhet në të dhëna, sistemi është offline

Çaka: KQZ do ta shtrijë votimin elektronik në 6 bashki. E pamundur të hyhet në të dhëna, sistemi është offline

Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Çaka deklaron se po shihet mundësia që procesi i votimit dhe numërimit elektronik, të shtrihet përtej një bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Ai bëri të ditur për MCN Live, si KQZ kanë kërkuar që të shtrijnë votimin dhe numërimin elektronik në 6 bashki të vendit, ose thënë ndryshe në 10% të bashkive.

Kërkon vlerë monetare rreth 30 milionë euro, për blerjen e pajisjeve për votimin dhe numërimin elektronik, për të pasur buxhet shtesë dhe për të bërë të mundur impelementimin e teknologjisë.

E shoh të pamundur të kemi votë emigranti në zgjedhje, jemi vonë.

Kemi vetëm një draft për regjistrimin e bashkokmbasve tanë që të regjistrohen për zgjedhjet e vitit 2025, për zgjedhjet e pushtetit lokal.

Çfarëdo buxheti të implementohet, e shoh të pamundur të implementohet vota e emigrantëve.

Sa i takon rrezikut nga sulmet kibernetike, shtoi se KQZ po merr gjithë informacionet dhe po mbledh procedurat për të mos u cenuar për sulmet kibernetike.

Garantoj qytetarët shqiptarë për një gjë: në të gjitha zgjedhjet dhe sistemi i identifikimit biometrik, edhe votimi në njësinë nr.10 në vitin 2021 dhe në bashkinë Vorë në zgjedhjet e pjesshme lokale, është sistem offline, i gjithë procesi është offline.

Është e pamundur të hyhet në kohë reale për manipulimin e të dhënave. E mbledh ajo makineri dhe nuk e përçon në kohë reale në KQZ.

Duke e pasur offline do më shumë kohë për të ardhur informacioni në rrugë zyrtare në KQZ, por do jetë një mënyrë e mirë të shkurtuar kohën e numërimit të votave, duke pasur parasysh se do kemi dy kuti votimi, dy fletë votimi.

Duhet garantuar pjesa e teknologjisë, për të mos pasur hakerime. Në buxhet është shtuar pjesa e sigurisë, për të eleminuar sa më shumë të jetë e mundur pjesën e sulmeve kiberentike.

Po punojmë me AKSHI dhe struktura të tjera për të pasur siguri më të madhe për informacionin që gjeneron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy