Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun, Erjon Veliaj se po përgatit dy afera korruptive.
Ina Zhupa tha se Veliaj ka planifikuar të privatizojë truallin e policisë bashkiake, si dhe të japë me koncension parkingjet private në Tiranë.
Për Bashkinë e Tiranës, PD po dezinformon qytetarët, ndërsa shton se vendosja e pajisjeve vetëshërbyese do të verifikojë më mirë tarifën e parkimit.



