
Partia Demokratike ka zbardhur agjendën e kryetarit Lulzim Basha për këtë javë, ku do të jetë në pesë qytete për t’u takuar me qytetarët dhe për të bashkëbiseduar “për të ardhmen e përbashkët”.
“Rrugëtimi për Shqipërinë” quhet turi i Bashës që do të zhvillohet në Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë. Basha do të nisë sot nga Elbasani këtë tur të takimeve në gjithë vendin.
“Objektivi kryesor i këtyre takimeve është projektimi i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që vetë qytetarët do të ngrenë përmes pyetjeve të drejtpërdrejta drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Basha” sqarohet në njoftimin e PD-së.
Pas 12 qarqeve, ky tur do të mbyllet në Greqi, ku Basha do të bisedojë me shqiparët që jetojnë atje.



