Bushati: Karriera politike e grupimit “Alibeaj” është mbyllur, duan të përfitojnë në nivel personal!

Bushati: Karriera politike e grupimit “Alibeaj” është mbyllur, duan të përfitojnë në nivel personal!

Ish-anëtarja e AMA Endira Bushati duke folur në MCN Live mbi betejën ligjore në PD, tha se ka një skenar të mirëmenduar për të shtyrë në kohë çështjen e vendimit përfundimtar, atë të vulës. Sipas Bushatit grupimi i Bashës ose Alibeajt kërkoi pazar duke pasur vulën në xhep, duke shtuar se Berisha nuk mund t’u jepte poste në tavolinë. Bushati i konsideroi deputetët e grupimit Alibeaj si deputetë liste, duke theksuar se nuk sheh asnjë formë si mund të realizohet bashkimi.

Nuk ka të bëjë me çështjen e vulës, ai është një proces tjetër, data e gjyqit në Apel nuk është shpallur. Ka pasur një Kuvend të PD në korrik të vitit 2021 dhe është dërguar ky statut për regjistrim në gjykatë. Kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë, Gazment Bardhi ka bërë një ankim për një pjesë të atij vendimi. Intuita dhe nuhatja juridike më thotë që ky është skenar i mirëmenduar për të shtyrë në kohë çështjen e vendimit përfundimtar, që ju e quani të vulës. Të presim vendimin e sotëm, nëse çështja e këtij ankimi për statutin e korrikut 2021, nëse rikthehet për gjykim në Shkallë të Parë, është qartazi një plan për të rrëmbyer identitetin politik të PD. S’ka përbërë surprizë dështimi i negociatave. Termi negociatë nënkupton marrëveshje me parime, që janë vota, respektimi i pakicës. Ashtu siç e kam parë unë dhe shumë të tjerë vetëm për negociata s’bëhej fjalë. Për mua s’duhet të kishte fare negociata me atë që media e quan grupi i Bashës apo Alibeajt, sepse ndarja ka qenë parimore, s'ka qenë për diçka që ka ndodhur dhe mund të riparohej. Këta thane me shpalljen ‘non grata’ të Berishës kjo punë s’bëhet më. Berisha vazhdon non grata, çfarë duan këta?! Pse po ulesh në negociata me grupin që kryeson non grata Berisha. Këtu është fjala për Pazar. Çfarë na jep ti ne në parti. A mund të jepte Berisha në tavolinë poste këtyre në parti. Ne të parët do dilnim kundër Berishës nëse do jepte poste në emër të një fasade që në media do quhej bashkime. Thonë na merrni edhe ne se kemi këtë vulën në xhep dhe nuk ua japim nëse nuk na bëni nënkryetar! Për mua zgjedhjet e 6 marsit që u bënë në kushtet e një terrori, ishin prova e pakundërshtueshme ku qëndron shumica e anëtarësisë dhe elektoratit. Në Vorë janë marrë 600 vota nga grupi Basha. Rama mundet duke qenë sa më shumë, sa më të bashkuar, por nga ana tjetër parimi nga i cili nuk duhet hequr dorë, ne kemi një detyrim të bëjmë atë që kërkon shumica. Çfarë do të thotë 50 për qind primare, 50 për qind sondazh?! Nëse je aq i mirë fut kandidatët e tu, të futet kushdo në garë. Çfarë do të thotë asimilim?! Të gjithë janë deputet liste, janë vendime personale të Bashës. Nuk shoh asnjë formë si mund të realizohet bashkimi”.

Sipas Bushatit dalja me kandidatë të grupimit Alibeaj bëhet vetëm për të dëmtuar PD-në e Berishës. Ajo shton se karriera politike e deputetëve të grupimit Alibeaj është mbyllur.

Më duhet dritëshkurtësi politike të thuash që në Shkodër do kemi kandidat tjetër. Xhemal Bushati ishte një kandidat shumë i mirë sepse ishte një person me eksperiencë të madhe në parti dhe institucionet vendore të Shkodrës dhe mori një rezultat modest me logon në Shkodër. Për Shkodrën nuk diskutohet. Mund të ketë bashki ku dalja e një kandidati tjetër bëhet vetëm për të dëmtuar. Me sa duket ky do jetë misioni i kësaj mbledhjes së Kryesisë. Të nxjerrim kandidatë ku të dëmtojnë. Është e rrezikshme. Ne nuk na përbën çudi. Ka ndodhur edhe më parë. Mund të ketë bashki që mund të dëmtojnë, por fundi është i paracaktuar. Kanë kuptuar që karriera politike është mbyllur dhe duan që për kaq mandat sa u ka mbetur të përfitojnë në nivel personal. Kemi probleme me përfaqësimet dhe nuk jemi në nivelin e pritshmërisë së publikut. Votimet në parti, jo gjithmonë, mbase në shumicën e rasteve nuk nxjerrin atë që do publiku më shumë. Partia është një mekanizëm i pamëshirshëm. Ti mund të jesh akademik, intelektual, të shkruash bukur, por jo thotë anëtari ti s’vjen të pish kafe me mua!”

E pyetur mbi tre kandidatët që janë futur në garën e primareve në Tiranë, Bushati veçoi Bogdanin, duke theksuar se në politikë vlerëson eksperiencën.

Më shumë nga të gjithë njoh Gert Bogdanin. Unë vlerësoj eksperiencën në politikë. Mua ma vret veshin kur thuhet duhet figurë e papërlyer. Politika është profesion, duhet të dish të flasësh. Çdokush e ka një dozë balte. Kush futet në politikë nuk mbetet i papërlyer. Belindi nuk di të ketë pasur një eksperiencë të qenësishme. Di që z.Alimehmeti ka një opinion, perceptohet pozitivisht nga publiku. Gert Bogdani është figurë e qenësishme e PD, ka eksperiencë edhe në pushtetin lokal. Unë do kisha dashur persona më me peshë politike, në vizionin tim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy