Atentati në Shkodër/ Berisha: Ditën e shtunë të gjithë të marrin pjesë në marshin e çlirimit atje

Atentati në Shkodër/ Berisha: Ditën e shtunë të gjithë të marrin pjesë në marshin e çlirimit atje

24 orë pas masakrës së Shkodrës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot në daljet e tij të përnatshme, lidhur me ngjarjen e rëndë të së mërkurës në Shkodër.

Ai tha se masakra e djeshme në Shkodër nuk vinte nga Sigurimi i Shtetit, por nga mafia e shtetit, një forcë po aq e urryer sa ç ‘ishte Sigurimi dikur.

Me këtë rast ai tha se ngjarja është në vazhdën e ngjarjeve të rënda që janë të fshehura apo injoruara nga policia në Shkodër.

Masakra e Shkodrës dje rëndom thuhet se pati mbështetjen e policisë, sepse kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si Skrapi i partisë dhe policia, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj. Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Edi Ramës për të kandiduar në Shkodër.

Berisha paralajmëroi se PD do të zhvendos protestën në Shkodër, të shtunën në orën 12:00, për t’u solidarizuar me qytetarët atje

Të dashur miq, kjo ngjarje, kjo masakër, është një alarm, është një thirrje për çdo shkodran, të dalë, të ngrihet me burrëri dhe guxim në mosbindje civile për të rikthyer në duart e qytetarëve qytetin e vet të bekuar.

Të qytetarëve të vet fisnikë, punëtorë, të ndershëm, qytetin që u vu nën pushtim të bandës më 14 maj dhe që Edi Rama kërkon ta mbajë në pushtim përsëri.

Prandaj ditën e shtunë, në ora 12:00, bëj thirrje në Shkodër, marshimi i çlirimit, marshi i shpëtimit në Shkodër.

Qytetarë dhe qytetare shkodranë. Ditën e shtunë, duhet të rifitoni qytetin tuaj.

Masakra e djeshme është një ngjarje e rëndë dhe secili prej nesh, çdo shqiptar, duhet të shtroj sot një pyetje: Çfarë po ndodh me ne si shoqëri?

Çdo shqiptar sot duhet të dëgjoj zërin e thellë të ndërgjegjesisë e tij, para së gjithash.

Sepse nëse dje u vranë 3 veta në Shkodër, ndër të cilët një nënë e pafajshme dhe dy të ri u këputën nga dora vrastare në lulen e rinisë, po ashtu pak kohë më parë u vra në Velipojë 20-vjeçari Myzeiri, ditën e parë të punës si kamarier.

Po ashtu u vra në Tiranë edhe Mimoza, gjyshja heroinë që punonte banakiere 16 orë në ditë për të mbajtur fëmijët e vajzës së vet.

Po ashtu u vranë në Tiranë, Erioni dhe Gledio, gabimisht duke pirë kafe, nga bandat vrastare që bashkëpunojnë me qeverinë.

Po ashtu u vra në Elbasan, 29 vjeçari Enea, se i shpërtheu tritoli në derën e shtëpisë së komshies.

Për gjithë këto viktima të pafajshme, çdo shqiptar duhet të dalë para pasqyre dhe të pranoj se të gjithë kemi nga një pjesë të fajit.

Sepse ata killera që kanë marrë këto jetë të pafajshme, janë po ata që grabisin votat ditët e zgjedhjeve për llogari të Edi Ramës.

Sepse para syve na kanë marrë drejtësinë. Na kanë marrë demokracinë dhe pak nga pak po marrin jetën dhe shkatërrojnë edhe kombin!.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy