Rama fond 400 milionë lekë për makina të reja, "dhuratë" për prefektët e rinj

Rama fond 400 milionë lekë për makina të reja, "dhuratë" për prefektët e rinj

Qeveria ka miratuar një fond të posaçëm rreth 400 milionë lekë për blerjen e automjeteve për prefektët e qarqeve.

Vendimi i miratuar sot nga qeveria është bërë me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Të 12 prefektët e emëruar vitin e shkuar do të kenë gjatë këtij viti edhe makina të reja. 

"Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, t’i shtohet fondi prej 39 000 000 (tridhjetë e nëntë milionë) lekësh për blerje të automjeteve për prefektët e qarqeve. Fondi prej 39 000 000 (tridhjetë e nëntë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit", thuhet në vendim.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. VKM-ja është bërë publike në faqen e kryeministrisë këtë të mërkurë, është vendimi i parë për këtë vit që Rama ka firmosur.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy