
Ndryshime në nivel zëvendësministrash në dy ministri.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë vendosur lirimi nga detyra i zëvendësministrit të Arsimit, Redi Shtino.
Ky i fundit pasohet në detyrë nga dy zëvendësministra të rinj.
Oltian Rrumbullaku dhe Nina Guga, ish-drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa”, janë emëruar në postin e zëvendësministrit.
Po ashtu, në Ministrinë e Jashtme është emëruar Agron Tare.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, do të mbajë detyrën e zëvendësministrit.



