Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD-së për sigurimin e provave shtesë nga institucionet publike për tjetërsimin e votës.
Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, thotë se deformimin e votës mund ta faktojë vetëm ky komision.
Lidhur me sigurimin e këtyre provave shtesë, nga studio e lajmeve të MCN, anëtari i KAS Ledio Braho thotë se kërkesa e PD e zgjeron objektin e hetimit.



