Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke iu referuar përgjimeve të zbardhura të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, me biznesmenin Ergys Agasi.
Noka ka sulmuar ashpër kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe ka kërkuar praninë e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama për të dhënë dorëheqjen, duke paralajmëruar se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e një seance normale.
Deputeti demokrat deklaroi se siguria kombëtare ka rënë tërësisht dhe se institucionet e inteligjencës së një vendi anëtar të NATO-s janë dorëzuar në duart e karteleve të drogës.
Zoti kryetar në ikje se do të ta zërë vendin Tao ty tani. Çfarë pret që të japë dorëheqje Rama? Kush e emëroi Vlora Hysenin? Kush e mbajti?.
Ajo është bashkëpunëtore e shkëlqyer e shërbimeve të huaja, thoshte kreu i nakros, tani na del me disa lidhje. Siguria kombëtare ka rënë. Çfarë duhet të ndodhë më shumë që ky Kuvend të ngrihet në lartësinë e kërkesave që kanë qytetarët.
Shërbimet e këtij vendi janë në duart e karteleve. Ajo zonja thotë në përgjime; shpirt. Çunat të vazhdojnë lirshëm, se unë i fik radarët e shtetit. Çfarë jeni që rrini këtu? Kujt i shërbeni?
Siguria kombëtare dhe sikur mos të ishte vetëm kaq, je vend anëtar i NATO-s, dhe ju rrini këtu sikur nuk na ndodhur gjë?! Si mund të vijojë seanca, ai kryenarkosi të vijë këtu dhe të japë dorëheqje.
Narko-shtet. S’mund të pranojë opozita që të ketë seancë normale, ta harroni seancën normale. Duhet të flasim për sigurinë kombëtare dhe ai të japë dorëheqjen.
Ky është treguesi. Ndaj vidhni, blini kartelet. Doni vota. Nuk mund të rrimë këtu të rrethuar sikur të ishim në pushtim. Do të kërreheni se jeni skllevër të narko-shtetit. Të vijë kreu i narkos këtu.



