Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se një dekretim i datës së zgjedhjeve nga Presidenti, në këto momente ku po pritet dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte i nxituar.
Një dekretim i datës së zgjedhjeve nga Presidenti, sipas rrethanave që kemi deri tani edhe me pritjen nga Gjykatën Kushtetuese do më dukej i nxituar, dhe do e shpërfillte, dhe do e zhvlerësonte figurën e Presidentit.
Më tej Kume tha se grupi socialist është i unifikuar dhe se ka nisur përgatitjet për zgjedhje që pas 11 majit.
I gjithë grupi socialist, edhe Toni Gogu që ka qenë pranë Veliaj është ministër. Është në krahun e Edi Ramës. Në kampin socialist, nuk ka të dyzuar apo që të mendojë ndryshe.
PS brenda atyre strukturave të ngushta, menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, ka nisur përgatitjet për këto zgjedhje, e kam konfirmuar me disa figura të PS-së që as ata vetë nuk e kishin dijeni kur do të zhvilloheshin por kishin marrë direksionet për të punuar për zgjedhjet e pjesshme lokale për Tiranën.
Sipas Kumes, emra që janë investuar për të qenë figura politike në PD, e kanë të vështirë të pranojnë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.
Tashmë që do të jetë një opozitë e unifikuar PD e unifikuar në frymën që është aktualisht për fitore nuk pritet po ideja është që të sfidojë dhe a do arrijnë numrin e votave të Këlliçit. Emrat që janë nga PD, dhe janë investuar për të qenë figura politike e kanë të vështirë të pranojnë të kandidojnë. Nëse do ishin zgjedhje të plota Alimehmeti do pranonte.



