Oresti Berberi, anëtar i Kryesisë së PD-së tha në studion e MCN Informacion se Berisha i përjashton kandidatët nga frika e një lideri të ri.
Trillimet e 30 viteve të fundit vijojnë dhe sot.
Unë mbështes Salianjin. Unë nuk jam i përçarë me bazën e Durrësit. Sot në PD lufta e vetme që po bëhet është që fjala e lirë të mos censurohet nga kryetari kur nuk i pëlqen, apo nga njerëzit që janë bërë palë për të mbajtur karrigen e tyre.
Është çështje interesi personal nga kryetari dhe deputetët.
Nëse do mblidhet prapë Këshillit Kombëtar nuk do të ketë më debat. Ujërat në PD janë ende të pasigurta. Problem kryesor që Berisha i përjashton kandidatët është frika e një lideri të ri.
Ekrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së tha se nëse një parti bëhet e izoluar për votën e lirë, kandidatët dhe listën e zgjedhësve, nuk ka të drejtë morale të ngrejë akuza të ngjashme për kundërshtarët.
Nëse një parti bëhet e izoluar për votën e lirë, kandidimin e lirë, listën e zgjedhësve, atëherë të drejtën morale që të thuash më vodhën votat nuk e ke.
Kemi degradim të plotë të procesit të votës. Njerëzit kanë humbur besimin.



