Vota e emigrantëve, Celibashi rekomandime Komisionit për Reformën Zgjedhore: Të plotësohet boshllëku ligjor

Vota e emigrantëve, Celibashi rekomandime Komisionit për Reformën Zgjedhore: Të plotësohet boshllëku ligjor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njofton se gjatë ditës së sotme i është dërguar Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë disa rekomandime mbi plotësimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votimin nga jashtë vendit.

Celibashi thotë se sikurse Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore mund të jenë në dijeni, Gjykata Kushtetuese me vendimin Nr. 38 datë 09.12.2022 (V-38/22) në lidhje me votimin nga jashtë vendit ka vendosur:

- Pranimin e pjesshëm të kërkesës së kërkuesit Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

- Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.

- Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti.

Sikurse mund të kuptohet edhe nga urdhërimi i Gjykatës Kushtetuese, plotësimi i boshllëkut ligjor në lidhje me votimin nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur, krijon kushtet objektive për KQZ Shqipëri për miratimin e akteve përkatëse nënligjore, si dhe përgatitjen e kushteve për realizimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e radhës për Kuvendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon gatishmërinë për të dhënë çdo kontribut që do të kërkohet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore apo Kuvendi i Republikës së Shqipërisë lidhur me çështje të natyrës rregullatore dhe teknike sa i takon realizimit të votimit nga jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy