Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi dje Kuvendin Kombëtar nga ku u miratuan ndryshimet statutore qe e bëjnë atë kryetar të përjetshëm, ndërkohë që mori edhe postin e kreut të grupit parlamentar. Ndonëse gjatë fjalës së tij Basha foli për krijimin e një Federate të Djathtë dhe për bashkimin e të gjithë demokratëve, ata nuk shohin asnjë mundësi për bashkimin me grupin e Rithemelimit.



