“Tirana”, Kalemaj: Florian Binaj e nis garën me tre avantazhe (VIDEO)

“Tirana”, Kalemaj: Florian Binaj e nis garën me tre avantazhe (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, vlerëson takimin e kandidatit të mbështetur nga opozita për bashkinë Tiranë, Florian Binaj, me koordinatorët e partive politike.

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se Florian Binaj e nis garën për Tiranën me tre avantazhe dhe këtë e tregon unifikimi i gjithë spektrit opozitar rreth kandidaturës së tij. 

Është një fushatë shumë interesante, një kandidat më i njohur publikisht nga kandidaturat e mundshme që mund të vinin jashtë Partisë Demokratike. 

Një kandidaturë e njohur publikisht, është në avantazh që në start, në mënyrë që në kohën e shkurtër që janë zgjedhjet, të mos shpenzohet shumë kohë. Ky është avantazhi nr.1. 

Avantazhi nr.2 është distancimi të paktën publik nga PD dhe partitë e tjera dhe avantazhi i tretë është që të gjithë partitë e spektrit opozitar, pranuan ta mbështesin. Jo vetëm PD, por edhe partitë e tjera, Shqipëria bëhet, Mundësia, Nisma Thurje. 

Unifikohet gjithë spektri opozitar rreth një kandidati. Pavarësisht faktit që nuk ka financën apo infrastrukturën e kandidates përballë, e cila vjen nga një parti-shtet dhe vjen me fuqinë e ministres.

Kandidati Flor Binaj ka ngjallur një lloj simpatie, jo vetëm nga spektri opozitar, por edhe nga qytetarët. Varet se si do e menaxhojë këtë proces, deri tani duket se e ka menaxhuar mirë. 

Ka qenë i angazhuar në shërbime sociale, deri dhe administrator pallati. Madje edhe prania në protestat publike janë një vlerë e shtuar.

Është lajm i mirë që opozita nuk humbi kohë, por u unifikuan rreth kandidaturës së Flor Binaj. 

Mesazhi që jep kandidati Flor Binaj, është një mesazh pozitiv deri në këto momente. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy