Reforma legjislative, mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe rritja e kontrollit parlamentar.
Këto janë 3 prioritetet kryesore që shpalosi sot në Enkelejd Alibeaj në pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndonëse kryetari i saj Sali Berisha njeh në këtë post Luçiano Boçin.
I pyetur për ndasitë brenda grupit, Alibeaj refuzoi të përgjigjej, por tha se të gjithë deputetët mbështesin aksionin opozitar.



