“Plazhin e duam që mos vijë dikush nga mali”/ Milo: Fraza e Xhaçkës, lapsus emocional. Ka vend për ndjesë

“Plazhin e duam që mos vijë dikush nga mali”/ Milo: Fraza e Xhaçkës, lapsus emocional. Ka vend për ndjesë

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komentoi ndër të tjera frazën e përdorur nga deputetja Olta Xhaçka, e cila gjatë një interviste u shpreh se “plazhin e duam që të mos vijë dikush nga mali të vërë çadrën”.

Sipas Milos ky është një “lapsus emocional” që nuk duhej përdorur nga Xhaçka, dhe sipas tij ka vend për të kërkuar ndjesë.  

Duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn tv ai u shpreh:

Unë jam malësor i atij bregdeti. Nëse znj.Xhaçka e ka edhe për mua që jam në Palasë dhe duke qenë në Palasë s’kam nevojë të shkoj nëpër hotele, por shpesh herë marr çadrën me gjithë shezlonget dhe shkoj në bregdet dhe ulem. Si puna ime e bëjnë edhe shumë qytetarë të tjerë, dhe janë në të drejtën e tyre të shkojnë në plazhin e tyre, në detin e tyre, ku janë rritur. Do ta quaja më tepër një lapsus emocional të znj.Xhaçka sepse s’ka si të shpjegohet ndryshe. Ndoshta e ndodhur përballë një presioni emotiv për shkak të çështjes dhe akuzave që i janë bërë asaj i ka shpëtuar kjo frazë, të cilën media e merr të shkëputur nga konteksti dhe fillon e bën komente. Nëse e përkthyer fjalë për fjalë ka të bëjë me këtë qasje që i bëra unë, patjetër që ka vend për të kërkuar ndjesë. Por unë mendoj që një zonjë deputete, ish-ministre, dhe mbi të gjitha një njeri i formuar, nuk besoj se do të duhej ta bënte këtë deklaratë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy