Abdixhiku- Kurtit për përkrahje të fushatës në Shqipëri: Qeveria ka zgjedhur të jetë opozitë në një tjetër shtet

Abdixhiku- Kurtit për përkrahje të fushatës në Shqipëri: Qeveria ka zgjedhur të jetë opozitë në një tjetër shtet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe ministrat e deputetët e pozitës, për përfshirje në fushatën zgjedhore në Shqipëri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria ka braktisur njerëzit e vet dhe po e bën opozitën në një shtet tjetër.

Postimi i plotë:

Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri, nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij, në kohën kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi.

Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim, qoftë madje edhe si solidarizim, është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot!

Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet.

Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy