Bushati: Organigrama e 5D është mbështetur nga Veliaj, është krijuar për të bërë para 

Bushati: Organigrama e 5D është mbështetur nga Veliaj, është krijuar për të bërë para 

Analisti Andi Bushati teksa foli për faktin se a mund të ishte në dijeni kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për korrupsionin që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës me kompaninë e drejtorëve, "5D Konstruksion", tha se kjo nuk mund të ndodhë pa bekimin e tij.

Sipas tij, organigrama e 5D është mbështetur nga Veliaj dhe është krijuar për të bërë para 

Unë jam i bindur që këtu është Veliaj. Nuk shkojnë në burg për të bërë lek Molla dhe Qato, por se janë ushtarë të Erion Velisë. Këta kalojnë lekët e vjedhura dhe i çojnë te hoteli. Po ne e dimë, është kollaj të marrësh statusin e investitorit special, po nuk pate mik Edi Ramën dhe Erion Veliajn?

Këta që kanë vjedhur taksat tona, kur investojnë si të tyret nuk paguajnë taksa. Ka arritur absurdi deri në fund. Po paratë që kanë vjedhur dhe nuk i investojnë në hotele dhe ndërtime, ku i çojnë?

Ata janë krerët e shtabit elektoral të Velisë, lekët e vjedhura i kanë investuar aty. Veliaj nuk ka si të mos e dijë nga vinin lekët. Organigrama e 5D është mbështetur nga Veliaj dhe është krijuar për të bërë para dhe që Veliaj të bëjë vota. Nuk ka shans, që Erion Veliaj të mos ketë dijeni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy