Kryeministri Rama është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kanë realizuar një takim në qytetin turk, Marmaris.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se me presidentin turk kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje të tjera.
"Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Recep Tayyip Erdoğan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor", shkruan ai.



